Fitore bindëse për Istogun e Ferizajn

Skuadrat e kreut, Istogu e Ferizaj, nuk kanë hasur në telashe për të fituar ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Lideri, Istogu, fitoi në Obiliq ndaj Terezës me rezultatin 43:29. Motrat Suzana e Dijana Ujkiq ishin më efikaset tek Istogu me nga 13 gola. Gjashtë i […]
Vokshi i pandalshëm në fitoren e Besa Famgas

Aloja Jon Vokshi ka shfaqur efikasitet të lartë në fitoren e Besa Famgasit ndaj Llapit. Ndeshja e së mërkurës i takoi xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit, të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa Famgas e fitoi ndeshjen në Pejë me rezultat 53:19. Jon Vokshi i realizoi 18 gola. Nëntë i […]
Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Turqi – Austri

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të prezantohet edhe me zyrtarë të ndeshjeve në garat evropiane. Në fundjavë, Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen mes Turqisë dhe Austrisë, që i takoi fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti. Gjyqtare të kësaj ndeshjeje të hendbollisteve ishin Jelena Vujaçiq dhe […]
Të mërkurën e të enjten xhiroja e parafundit

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet e xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën prej orës 18:30 është ndeshja Besa Famgas – Llapi, që zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ndërkohë të enjten janë takimet Prishtina – Trepça (19:00) dhe Kastrioti – Vushtrria […]
Hendbollistet vazhdojnë garën, në program xhiroja e 17-të

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, në mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të, përkatësisht të parafundit të stinorit të rregullt. Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina – Ferizaj (15:00) dhe Tereza – Istogu (20:00). Skuadrat mysafire llogariten favorite të mëdha. Ferizaj është i dyti […]