Jahja e Xhema drejtuan çerekfinalen kryesore të Ligës së Kampionëve

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me suksese e të arritura të mëdha në skenën evropiane. Të shtunën dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, drejtuan ndeshje shumë të rëndësishme evropiane. Ata ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për ta drejtuar ndeshjen kryesore të […]

Besa Famgas e përfundon stinorin me fitore

Besa Famgas e ka përfunduar me fitore pjesën e rregullt të garave në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, Besa fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:18. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të. Amar Muqolli e Jon Vokshi i shënuan nga nëntë gola për Besa Famgasin. Gjashtë i realizoi Olsi Mulaj e […]

Samadrexha fiton dhe siguron vendin e tretë për plejof

Samadrexha ka fituar bindshëm të shtunën ndaj Besës në Pejë për të siguruar vendin e tretë në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Samadrexha fitoi me rezultatin 35:16. Tani kjo skuadër i ka 22 pikë në vendin e tretë dhe nuk mund të arrihet nga Shqiponja që është […]

Rahoveci e përfundon stinorin e rregullt pa humbje të pësuar

Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll pa humbje të pësuar. Të premten mbrëma në Podujevë, Rahoveci fitoi 41:29 ndaj Llapit. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës. Për “vreshtarët” ishte fitorja e 27-të. Ka vetëm një barazim me Kastriotin. Rahoveci starton në […]

Në fundjavë xhiroja e fundit në Superligën e hendbollisteve

Të shtunën e të dielën janë në program ndeshjet e javës së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën prej orës 17:00 janë ndeshjet Besa – Samadrexha dhe Vushtrria – Prishtina. Kjo e fundit zhvillohet në Samadrexhë. Të dielën janë takimet Shqiponja […]

Xhiroja e fundit, parapërgatitje për turneun e Kupës dhe plejof

Me ndeshjen Llapi – Rahoveci fillon xhiroja e 28-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Llapi e pret Rahovecin të premten (sot) nga ora 19:00. Llapi ka siguruar mbetjen në Superligë, ndërsa një xhiro para fundit renditet i gjashti me 15 pikë. […]

Diana Hoxha përfundon me sukses trajnimin për Menaxhim të Avancuar Sportiv

Menaxherja e financave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Diana Hoxha, ka përfunduar Kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv (ASMC). Këtë shkollim të rëndësishëm e organizon Komiteti Olimpik të Kosovës. Kursi ASMC mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa ka për qëllim avancimin e njohurive në fushën e menaxhimit sportiv. Kjo ishte gjenerata […]

Kastrioti mposht Vushtrrinë, Prishtina Trepçën

Janë luajtur të enjten dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt. Kastrioti i Ferizajt fitoi 47:22 ndaj Vushtrrisë dhe u kthye në vendin e dytë në tabelë. Kastrioti i ka 43 pikë, një më shumë se Besa […]

Fitore e madhe e Shqiponjës në Samadrexhë

Shqiponja e Gjakovës ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shqiponja të enjten mbrëma fitoi në udhëtim ndaj Samadrexhës me rezultat 35:33. Shqiponja nisi shkëputjen që në pjesën e parë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:12 për mysafiret. Shqiponja […]