FHK-ja ndan bursa për dy hendbolliste

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, Federata e Hendbollit e Kosovës ndanë dy bursa për studente të këtij fakulteti, që janë hendbolliste. Ceremonia e ndarjes së bursave u bë të martën në këtë fakultet, ndërsa nga FHK-ja morën pjesë presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm […]
Ndërroi jetë Kaqusha Jashari, ish-hendbollistja e dalluar

Ka ndërruar jetë Kaqusha Jashari, politikane dhe aktiviste e dalluar në vendin tonë.Por Kaqusha Jashari ka dhënë kontribut edhe në hendboll. Ajo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.Kaqusha Jashari nisi të merrej me hendboll në shkollën fillore në Gjilan. Nga viti 1961 e deri në vitin 1967 ka luajtur për Kosovën e Prishtinës, që ishte klubi […]
Kombëtarja fillon punën, atmosferë e shkëlqyer në mesin e lojtarëve

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja A e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të hënën dy stërvitjet e para në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe. Kombëtarja është grumbulluar në Prishtinë, ndërsa të gjithë lojtarët e ftuar janë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes. Të hënën është punuar në elemente taktike të […]
Muqolli e Imeraj, bursistë të KOK-ut

Të hënën janë nënshkruar kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”, që përfitojnë përkrahje financiare nga Komiteti Olimpik i Kosovës si sportistë me potencial. Në mesin e këtyre 46 sportistëve janë edhe hendbollisti Amar Muqolli dhe hendbollistja Arjeta Imeraj. Muqolli e Imeraj do të mbështeten me nga 150 euro në muaj. Amar Muqolli tashmë është […]
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me spitalin “Fati Im”

Të hënën është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe spitalit “Fati Im”. Marrëveshjen e kanë nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi dhe drejtori i spitalit “Fati Im”, Taulant Muhaxhiri. Sipas marrëveshjes, ky spital do ta mbështesë Federatën e Hendbollit të Kosovës gjatë aktiviteteve vendore […]
Javë vendimtare për Kombëtaren A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026. Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan […]
Istogu në finale të plejofit

Istogu nuk ka lejuar befasi dhe është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu në gjysmëfinale shënoi dy fitore ndaj Shqiponjës së Gjakovës. Fitoren e dytë, 43:31, e arriti të dielën pasdite në Gjakovë. Që në nismë mysafiret realizuan seri të golave për të udhëhequr 10:2. […]
Samadrexha, finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës

Samadrexha është finalistja e parë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në gjysmëfinale të plejofit, Samadrexha e mposhti në dy ndeshje skuadrën e Ferizajt. Fitoren e dytë Samadrexha e arriti të dielën në palestrën e saj, “Afrim Bunjaku”. Samadrexhaset e fituan me rezultat 24:20 ndeshjen që e dominuan thuajse […]
Tjetër superndeshje mes Besës e Kastriotit, gjysmëfinalja barazohet në 1:1

Besa Famgas e Kastrioti kanë luajtur tjetët top-ndeshje në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në “Karagaçi” në Pejë, fitore me rezultat 31:29 shënoi Besa. Kështu rezultati në serinë gjysmëfinale u barazua në 1:1. Në finale do të kalojë skuadra që e fiton ndeshjen e tretë, që luhet në […]
Rahoveci në finale të plejofit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 47:35. Për “vreshtarët” ishte fitorja e dytë në gjysmëfinale të plejofit. Pjesa e parë ishte më e përafërt, ndërsa në të dytën mysafirët dominuan për shkëputje më të madhe […]