Fitore bindëse e Kombëtares sonë në nismë të Evropianit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse Kampionatin Evropian në Gjeorgji. Të shtunën pasdite në Telavi, vajzat tona dominuan plotësisht ndaj Bullgarisë U19. Në fund fituan me rezultat 31:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10. Paraqitja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë se e bullgareve të reja. […]
Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19

Të shtunën (sot) luhet ndeshja e parë e Kombëtares U19 të Kosovës në Kampionatin Evropian (B) të hendbollisteve. Nga ora 16:30 (sipas kohës në vendin tonë), Kosova U19 luan me Bullgarinë. Evropiani po mbahet në Telavi të Gjeorgjisë. Ndeshja Kosovë – Bullgari është dashur të jetë e para e ditës dhe të zhvillohej nga ora […]