Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar dy ndeshje përgatitore me Bullgarinë.

Të premten vajzat tona fituan 33:27, ndërsa ndeshja e së shtunës përfundoi 29:29. Dy ndeshjet i shërbyen shumë kryetrajnerit Verim Zherka në prag të Evropianit që fillon të hënën në Prishtinë. Vajzat tona janë gati për Kampionat Evropian.