Kosova U17 është mposhtur nga Letonia në Kampionatin Evropian në Prishtinë.

Ishte kjo ndeshja e fundit në fazën grupore, ndërsa vajzat tona pësuan me rezultat 32:26. Letonia përfundoi e treta në Grupin A, ndërsa Kosova përfundoi në vendin e katërt. Tani janë ndeshjet gjysmëfinale dhe për plasman. Kombëtarja jonë luan për plasman. Fillimisht përballet me Izraelin.