Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgasit

Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Besa Famgas e mposhti skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34. Ekipi pejan që nga fillimi ishte në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:16 për Besën. […]