Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Të shtunën dhe të dielën në Prishtinë është mbajtur seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues-kontrolluesit e ndeshjeve hendbollistike. Për gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë ka ligjëruar slloveni Tomo Vodopivec. Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit. Programi i seminarit ishte i ngjeshur, me shumë tema interesante e aktuale. […]
Seminari i radhës për projektin “Hendbolli në Shkolla”

Të shtunën është mbajtur seminari i radhës i hendbollit në kuadër të programit shtetëror “Sporti në Shkolla”. Seminari është mbajtur në Fushë Kosovës, ndërsa është organizuar nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Për pjesëmarrësit, arsimtarët e Edukatës Fizike dhe trajnerët e hendbollit, ka ligjëruar Bujar Qerimi. Trajneri me thirrjen Master […]
Gjuka: Tani fokusi te ndeshjet evropiane

Egzon Gjuka e udhëhoqi si kapiten Rahovecin drejt triumfit në Superkupën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Rahoveci e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit. Ndeshja u vendos në aksionet e fundit, ndërsa “vreshtarët” fituan 31:30. Afro 2500 shikues e përcollën nga afër spektaklin e hendbollit. “Në verë klubi […]
Ujkiq: Superkupa, dëshmi e nivelit që kemi

Suzana Ujkiq për herë të parë e ka udhëhequr si kapitene skuadrën e Istogut në fushën e lojës në një ndeshje për trofe. Të shtunën mbrëma Istogu e siguroi Superkupën e Kosovës për herë të tretë, duke e mposhtur Ferizajn në “Bill Clinton”. Pivotja Suzana Ujkiq ishte prej lojtareve të dalluara të skuadrës istogase. Istogu […]