Shqiponja mposhtet në ndeshjen e parë me Winterthurin

Shqiponja e Gjakovës e ka luajtur të dielën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Schaffhausen të Zvicrës, Shqiponja u mposht nga skuadra e njohur zvicerane, Yellow Winterthur. Rezultati në fund ishte 38:23 në të mirë të Winterthurit. Pas 30 minutave lojë skuadra zvicerane kishte epërsi prej 11 golash, […]
Besa Famgas e fiton bindshëm derbin me Kastriotin

Me një paraqitje bindëse e cilësore, nga fillimi e deri në fund, Besa Famgas e ka fituar derbin ndaj Kastriotit të Ferizajt. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi me rezultatin 37:29. Tetë gola dallimi ishte edhe pas pjesës së parë, 21:13. Që në nismë të ndeshjes, pejanët krijuan shkëputje, 4:1. […]
Fitore bindëse e Samadrexhës në Pejë

Samadrexha e ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Besës, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje u luajt të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi 42:22 për samadrexhaset. Për Samadrexhën ishte ndeshja e parë këtë edicion. Ndërkohë Besa e pësoi humbjen e dytë. […]