Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e madhe e Istogut në ndeshjen evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka bërë hapin e madh drejt raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Dresha” në Banjë, istogaset e mposhtën skuadrën greke AEP Panorama me rezultat 39:31. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi solide, të cilën e rriti dhe e mbajti deri në […]

Rahoveci e fiton derbin me Besa Famgasin

Rahoveci e Besa Famgasi kanë luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”. Derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll e fituan “vreshtarët” me rezultatin 31:28. Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy-tri golash, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 15:14. Në minutën e 54-t […]

Samadrexha pëson në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Samadrexha e zhvilloi të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Veria të Greqisë, Samadrexha humbi 38:28 nga PAOK-u i njohur. Tina Hetemi i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Tetë i realizoi Jennifer Amanda Toledo Abreu. Arona Krasniqi u ndal në katër gola. Ndeshja e dytë është menjëherë […]

Ferizaj mposhtet në ndeshjen e parë në Itali

Ferizaj e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Të shtunën mbrëma në Salerno të Italisë, skuadra ferizajase pësoi 39:20 nga Jomi Salerno. Shkurte Mehmeti e Lorena Matarova i shënuan nga katër gola për Ferizajn. Nga tri i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Elsa Kongjeli. Ndeshja e […]

Eliminohet Shqiponja

Skuadra e Shqiponjës është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Pasi u mposht të dielën e kaluar në Schaffhausen nga skuadra zvicerane, Yellow Winterthur, Shqiponja pësoi edhe të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Winterthuri fitoi me rezultat 48:29. Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare […]

Hendbolli kosovar përballë sfidave – 7 ekipe në Evropë

Shtatë ekipe të hendbollit kosovar garojnë në arenën evropiane. Kjo arritje nuk është e lehtë: ajo vjen pavarësisht mungesës së palestrave, kushteve bazike dhe mbështetjes së pamjaftueshme financiare. Vetëm falë mirëkuptimit të Federatës Evropiane të Hendbollit, klubet tona kanë shpëtuar nga gjoba të rënda që do të tejkalonin shumën prej 5,000 eurosh për shkak të […]