Fitore bindëse e Kastriotit ndaj kampionit

Kastrioti e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti kampionin, Rahovecin, me rezultatin 36:25. Ndeshja nisi më mirë për “vreshtarët” që krijuan epërsi prej 3:0. Por vendasit shpejt barazuan, krijuan epërsi prej tri golash e në […]
Të dielën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të dielën (nesër) grumbullohet Kombëtarja A e Kosovës në hendboll. Grumbullimi bëhet në mesditë në Prishtinë, ndërsa menjëherë në orët e mbrëmjes është stërvitja e parë nën urdhërat e selektorit të ri, suedezit Jesper Ostlund. Ostlund dhe asistenti i tij, Jasmin Zhuta, tashmë kanë arritur në Kosovë. Kombëtarja jonë do të përgatitet për ndeshjet me […]
Shqiponja sfidon Istogun

Istogu – Shqiponja vlerësohet ndeshja më interesante e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Dresha” në Banjë. Kampioni në fuqi, Istogu, ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe i ka gjashtë pikë, sa edhe Shqiponja, Samadrexha e Ferizaj. […]