Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 18 dhjetor premiera e filmit dokumentar kushtuar Izet Gjinovcit

Më 18 dhjetor është premiera e filmit dokumentar kushtuar të ndjerit Izet Gjinovci, njërit prej personaliteteve më të dalluara të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Premiera e filmit “Izi – Ëndrra vazhdon” mbahet në Kino ABC në Prishtinë nga ora 18:00. Producent i filmit dokumentar është Orhan Kerkezi. Dokumentari paraqet jetën, veprën dhe kontributin […]

Kosova U18 në turneun e rëndësishëm në Belgjikë

Një tjetër angazhim ndërkombëtar do të ketë Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë). Të mërkurën (nesër) në mëngjes, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve udhëton për në Belgjikë, ku do të paraqitet në turneun “4 Nations”. Turneu mbahet në Lokeren, ndërsa pos Kosovës e Belgjikës do të marrin pjesë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe. Koordinatori […]

Në Prishtinë grumbullimi i parë i vajzave të Kosovës U16

Të mërkurën në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i parë i vajzave të grupmoshës U16, që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar që mbahet pikërisht në Prishtinë. Mesdhetari është sfidë shumë serioze për të ardhmen e këtyre hendbollisteve të reja. […]

Vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

Ka vazhduar të hënën shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Është ky Moduli III dhe përfundimtar i Nivelit II të shkollimit për trajnerë që bëhet sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Shkollimi i trajnerëve po bëhet në Prishtinë, ndërsa po ligjërohen tema të ndryshme të shkencave sportive, të rëndësishme […]