Ndërroi jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh dhe personaliteti i rëndësishëm i hendbollit kosovar. Kaçaniku ndërroi jetë të hënën në moshën 77-vjeçare. Deri në frymën e fundit i qëndroi pranë klubit Trepça, ndërsa kryetar i këtij klubi ishte nga viti 1981 deri në vitin 1985 dhe nga viti 2014 e deri në vitin 2018. […]