Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë. Me Greqinë takohet edhe më 9 janar në Kretë. Ndeshja e radhës është Kosovë – Turqi, më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika – Kosova, që është më 15 janar.
Kosova tashmë ka luajtur dy ndeshje, me Turqinë dhe Belgjikën, ndërsa e ka një pikë, sa edhe Belgjika. Kombëtarja jonë synon njërin prej dy vendeve të para në grup, që siguron avancimin në fazën e dytë kualifikuese.
Qerimi për ndeshjet e janarit llogarit në 21 lojtarë. Por fillimisht Kosova luan miqësore me Malin e Zi, të dielën në Podgoricë.
Kombëtarja mblidhet të premten në Hotel Internacional në Prishtinë. Grumbullimi i lojtarëve bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00. Stërvitja e parë është po të premten nga ora 15:30 në Pallatin e Rinisë. Stërvitje tjetër Kombëtarja jonë mban të shtunën prej orës 9:30, kurse pas drekës është udhëtimi për në Podgoricë.
Prej 27 deri më 30 dhjetor Kombëtarja sërish ushtron në Prishtinë, ndërsa më pas stërvitjet rifillojnë më 2 janar.
Lista e lojtarëve
| nr | Emri Mbiemri | Klubi |
| 1 | Agon Bajqinovci | KH Prishtina |
| 2 | Kastriot Jupa | KH Besa Famgas |
| 3 | Valon Dedaj | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| 4 | Drenit Tahirukaj | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| 5 | Deniz Terziqi | KH Besa Famgas |
| 6 | Arti Luzha | KH Besa Famgas |
| 7 | Arbios Mushkolaj | KH Besa Famgas |
| 8 | Luigj Quni | GC Amicitia Zürich (SUI) |
| 9 | Festim Mustafa | KH Kastrioti |
| 10 | Drilon Tahirukaj | KH Deçani |
| 11 | Lulëzim Shabani | KH Prishtina |
| 12 | Haris Berisha | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| 13 | Florian Rexha | KH Vëllaznimi |
| 14 | Mursel Mehmeti | KH Besa Famgas |
| 15 | Bujar Ramosaj | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| 16 | Jon Muqolli | KH Besa Famgas |
| 17 | Leonard Gegaj | Kärra HF (SWE) |
| 18 | Salih Maxhera | KH Trepça |
| 19 | Egzon Gjuka | KH Besa Famgas |
| 20 | Liridon Zena | RK Rudan Adria Oil (CRO) |
| 21 | Shaban Zogaj | Aalborg Handbold(DEN) |
Stafi teknik
| Nr. | Emri Mbiemri | Function |
| 1 | Bujar Qerimi | Selektor |
| 2 | Fatmir Muhaxheri | Trajner |
| 3 | Enver Tahiraj | Trajner |
| 4 | Meriton Mripa | Phizioterapist |