Plot 30 hendbolliste do të grumbullohen të martën (nesër) në Prishtinë, në përgatitje për ndeshjet e radhës që e presin Kosovën. Është një grumbullim i përbashkët i përfaqësueses A dhe asaj U-20, që kanë ndeshje të rëndësishme.
Në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për evropian, përfaqësuesja A e Kosovës i ka dy ndeshje me Bjellorusinë. Kosova e pret Bjellorusinë më 21 mars nga ora 18:00 në Prishtinë, ndërsa me të njëjtën përfaqësuese përballet në Minsk më 25 mars. Kosova është në grupin e shtatë dhe ka humbur dy ndeshjet e para, nga Holanda e Hungaria.
Ndërkohë hendbollistet e U-20 të Kosovës prej 23 deri më 25 mars duhet t’i luajnë tri ndeshjet e grupit të pestë të eliminatoreve për botërorin e këtij viti. Kosova është në grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Sllovakinë.
Në listën e bërë publike nga përzgjedhësi i ri Agron Shabani ka lojtare që mund të luajnë si për përfaqësuesen A ashtu edhe për atë U-20. Në listën e Kosovës janë disa emra të rinjë si ai i Albana Arifit që ka karrierë të gjatë dhe të suksesshme te grupmoshat e reja të Suedisë. Veronika Kastrati, që luan në Norvegji, është emër tjetër i ri te Kosova. Janë edhe disa lojtare tjera që janë ftuar për herë të parë.
Grumbullimi i lojtareve bëhet të martën nga ora 12:00 në Hotel AFA në Prishtinë.
| Lista e grumbullimit, përfaqësuesja A dhe U-20 | ||
| Mbiemri | Emri | Klubi – vendi |
| OSMANI | Dorentine | Follo HK Damer(NOR) |
| FERATAJ | Pranvera | Prishtina |
| ARIFI | Albana | Eslövs IK (SWE) |
| KAMERI | Elma | Istogu |
| MEHMETI | Shkurta | Shqiponja |
| REXHEPI | Sara | Skanderborg Handbold(DEN) |
| REXHEPI | Rina | Skanderborg Handbold (DEN) |
| QORRAJ | Merlinda | IK Våg Håndballklubb (NOR) |
| ALIU | Fitore | SG Kappelwindeck (GER) |
| KRASNIQI | Arlinda | Istogu |
| KELMENDI | Njomza | Vushtrria |
| MARKU | Pashke | HSC Kreuzlingen (SUI) |
| RUGOVA | Albina | Istogu |
| SHEHDADI | Aurora | Istogu |
| STAGOVA | Aida | Prishtina |
| HOT | Hana | ZRK Ulcine (MNE) |
| BAJRAMI | Xhevahire | Shqiponja |
| GJIKOKAJ | Mirela | Follo HK Damer(NOR) |
| DEMAJ | Leonora | Sønderjyske Damehåndbold (DEN) |
| GASHI | Leunita | Lugi HF (SWE) |
| KASTRATI | Veronika | Ellingsrud IL håndball (NOR) |
| FERATI | Toska | Spono Eagles (SUI) |
| KURSANI | Arrita | Vëllaznimi |
| Haxhosaj | Shpresa | Shqiponja |
| Krasniqi | Agnesa | Prishtina |
| Kosumi | Donita | Vushtrri |
| Paci | Kaltrina | Vushtrri |
| Zaskoku | Verona | SG Kappelwindeck SWI |
| Rexhaj | Fatjona | Istogu |
| Fejzaj | Fatlinda | Istogu |
| Stafi teknik | ||
| Mbiemri | Emri | Funksioni |
| SHABANI | Agron | Kryetrajner |
| TAHIRI | Shqipe | Trajner |
| Shala | Faruk | Trajner |
| NAGAVCI | Lulzim | Trajner |
| Rudaku | Valbona | Trajner |
| MARAJ | Fatlind | Fizioterapeut |
| HAKAJ | Erlinda | Fizioterapeut |