Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në hapje të Superligës A, kampionia aktuale e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:25.
Dhjetë prej golave i shënoi Yll Muqolli, ndërsa nëntë gola i realizoi Drilon Tahirukaj. Te Vëllaznimi u dallua Florian Rexha me tetë gola derisa Mali Luzha i realizoi gjashtë.
Besa Famgas ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 15 pikë.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 19-të luhen të mërkurën.
https://old.kosovahandball.info/game/kh-besa-famgas-kh-v%c3%abllaznimi-2021-02-23/?preview=true