Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e mposhti Vushtrrinë me 33:19.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 15:9 për istogaset.
Esma Muratoviq u shqua me 10 gola kurse Pranvera Ferataj i realizoi 8. Te Vushtrria Lorena Matarova i kishte 6 gola, kurse Luljeta Sopjani 5.
Istogu shkëputet në vendin e parë me 28 pikë. I ka fituar 14 ndeshjet e deritashme. Vushtrria mbetet e dyta me 24 pikë.
Në ndeshjet tjera fitore shënuan skuadrat favorite. Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut, Kastrioti ndaj Vjosës, Shqiponja ndaj Dritës dhe Prishtina ndaj Jusuf Gërvallës.
https://old.kosovahandball.info/game/khf-v%c3%abllaznimi-khf-kek-u-2021-02-27/
https://old.kosovahandball.info/game/khf-vjosa-khf-kastrioti-2021-02-27/
https://old.kosovahandball.info/game/khf-istogu-khf-vushtrria-2021-02-27/
https://old.kosovahandball.info/game/khf-shqiponja-khf-drita-2021-02-27/
https://old.kosovahandball.info/game/khf-prishtina-khf-jusuf-g%c3%abrvalla-2021-02-27/