Të hënën, më 2 gusht, mblidhet Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë). Grumbullimi do të bëhet në Prishtinë, ndërsa janë planifikuar të mbahen nga dy stërvitje në ditë.
Trajneri i kësaj grupmoshe të Kosovës, Taib Kabashi, ka vendosur që në listën e gjerë të përfshijë 23 lojtarë. Prej tyre 14 udhëtojnë në Evropian. Në listë janë edhe disa lojtarë që bëjnë karrierë jashtë vendit. Sa i takon Shaban Zogajt, ai është në procedurë të kompletimit të dokumentacionit.
Javë më parë është bërë një përzgjedhje fillesatare e Kosovës U19.
Kosova U19 merr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni prej 16 deri më 22 gusht.
Kosova është në grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin tjetër janë Rumania, Luksemburgu e Letonia. Kosova ndeshjen e parë e luan më 16 gusht ndaj Turqisë. Më 17 gusht luajmë ndaj Holandës, ndërsa më 19 gusht ndaj Malit të Zi. Më pas janë ndeshjet për plasman.
Lista e gjer e lojtarëve
| Nr. | Emri Mbiemri | Klubi |
| 1 | Menot Pozhegu | KH Vëllaznimi |
| 2 | Amir Fazliu | KH Vushtrria |
| 3 | Ermir Januzi | KH Trepça |
| 4 | Florent Behrami | KH Vushtrria |
| 5 | Ermir Smaka | KH Trepça |
| 7 | Arjanit Murseli | KH Zhegra |
| 8 | Jon Vokshi | KH Besa Famgas |
| 9 | Dardan Ramadani | KH Prishtina |
| 10 | Shaban Zogaj | Aalborg (DEN) |
| 11 | Ardin Berisha | SG LÉMAN GENÈVE (SUI) |
| 14 | Ermal Dukaj | KH Besa Famgas |
| 15 | Erdon Jahiu | KH Prishtina |
| 16 | Emre Karabeg | KH Prishtina |
| 18 | Frilon Kqiku | TSV Haunstetten (GER) |
| 19 | Betim Idrizi | KH Vëllaznimi |
| 20 | Ajdin Gashi | RK Bosna Tesanja Seniori (BIH) |
| 21 | Altin Mani | KH Llapi |
| 23 | Arjanit Hyseni | KH Vushtrria |
| 24 | Hekuran Ramadani | KH Prishtina |
| 25 | Enis Rexhepi | KH Llapi |
| 26 | Omer Gucati | KH Drenica |
| 29 | Lundrim Haziri | KH Zhegra |
| 33 | Altin Abrashi | KH Trepça |