Menjëherë të dielën fillon grumbullimi i radhës i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate, ndërsa do të mbahet në Prishtinë.
Për të dielën e të hënën janë planifikuar katër stërvitje, që do të zhvillohen nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi.
Selektori Qerimi është shumë i kënaqur me punën që është bërë në dy grumbullimet e para si dhe me zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Për grumbullimin e tretë lista është zvogëluar në 20 lojtarë.
Më vonë këtë muaj Kombëtarja U18 merr pjesë në një turne ndërkombëtar në Belgjikë, ndërsa në janar i ka kualifikimet për Evropian.
Lista preliminare e Kombëtares U18
| Emri | Mbiemri | Klubi | |
| 1 | Amar | Muqolli | KH Besa Famgas |
| 2 | Bilall | Mazrekaj | KH Deçani |
| 3 | Diolen | Ajvazi | KH Kastrioti |
| 4 | Dren | Gashi | KH Dukagjini |
| 5 | Durim | Talla | KH Llapi |
| 6 | Edonis | Hajra | KH Besa Famgas |
| 7 | Elton | Hysenaj | KH Deçani |
| 8 | Eminent | Dobraj | KH Deçani |
| 9 | Erion | Bajramaj | KH Prishtina |
| 10 | Eris | Beqiri | KH Trepça |
| 11 | Etnik | Bajoku | KH Llapi |
| 12 | Granit | Kadiri | KH Rahoveci |
| 13 | Ilir | Istrefaj | KH Besa Famgas |
| 14 | Isuf | Kadrijaj | KH Deçani |
| 15 | Lum | Xhemajli | KH Prishtina |
| 16 | Olsi | Mulaj | KH Besa Famgas |
| 17 | Olt | Kabashi | KH Besa Famgas |
| 18 | Olt | Bajrami | KH Deçani |
| 19 | Perparim | Kuçi | KH Deçani |
| 20 | Xhafer | Alimusaj | KH Deçani |