Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e Samadrexha në kërkim të finales

Të dielen zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu dhe Samadrexha janë në avantazh para ndeshjeve të dyta.

Istogu fitoi 29:21 ndaj Shqiponjës në gjysmëfinalen e parë, të zhvilluar në Banjë. Ndërkohë Samadrexha e mposhti 31:23 në udhëtim skuadrën e Ferizajt.

Ndeshja mes Shqiponjës dhe Istogut zhvillohet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga ora 18:00. Lojtaret e Shqiponjës do të përpjeken maksimalisht që serinë gjysmëfinale të plejofit ta dërgojnë në ndeshjen e tretë. Ndërkohë istogaset udhëtojnë për ta siguruar kualifikimin në finale.

Istogu është kampion në fuqi dhe fitoi Kupën e Kosovës javën e kaluar. Stinorin e rregullt në Superligë e përfundoi në vendin e parë. Shqiponja paraqitet në plejof si e katërta e stinorit të rregullt.

Ndërkohë ndeshja mes Samadrexhës dhe Ferizajt zhvillohet nga ora 14:00 në palestrën “Afrim Bunjaku”.

Javën e kaluar Ferizaj e eliminoi Samadrexhën në gjysmëfinale të Kupës. Por në gjysmëfinalen e parë të plejofit, samadrexhaset u paraqitën bindshëm më mirë dhe shënuan fitore bindëse.

Ferizaj stinorin e rregull e ka përfunduar në vendin e dytë, ndërsa Samadrexha në të tretin.