Të hënën janë nënshkruar kontratat me 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”, që përfitojnë përkrahje financiare nga Komiteti Olimpik i Kosovës si sportistë me potencial.
Në mesin e këtyre 46 sportistëve janë edhe hendbollisti Amar Muqolli dhe hendbollistja Arjeta Imeraj.
Muqolli e Imeraj do të mbështeten me nga 150 euro në muaj.
Amar Muqolli tashmë është bashkuar me Kombëtaren A, pasi shkëlqeu me Kombëtaren U18.
Ndërkohë Imeraj luajti me sukses në Kombëtaren U18, me të cilën u paraqit në Botëror. Është hendbolliste me potencial për Kombëtaren A.
Të dy hendbollistët janë pjesë e rëndësishme e Superligës së Kosovës.