Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundojnë kualifikimet e Kosovës për Euro 2026

Me ndeshjen e së dielës ndaj Holandës kanë përfunduar kualifikimet e Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian 2026.

Kombëtarja jonë nuk e realizoi synimin e madh për kualifikim në Evropian. Mbeti e katërta në Grupin 6 me tri pikë.

Të dielën në ‘s-Hertogenbosch, Kombëtarja jonë pësoi humbje nga Holanda me rezultat 34:29.

Kombëtarja jonë nisi mirë ndeshjen. Kishte epërsi në minutat e parë. Por pas minutës së 20-të holandezët nisën shkëputjen dhe mbajtën epërsinë deri në fund. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:12, ndërsa dallimi ishte pesë gola në fund.

Leonard Gegaj i kishte tetë gola te Kombëtarja jonë. Gjashtë i realizoi Valon Dedaj e pesë Drilon Tahirukaj. Haris Berisha i bëri shtatë pritje.

Kombëtarja jonë u përballë me mungesa të rëndësishme. Për shkak të lëndimeve munguan Bujar Ramosaj, Rron Ramadani, Kastriot Jupa, Shaban Zogaj e Lionel Mirdita.