Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten tjetër spektakël i hendbollit në Ferizaj

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, vazhdon gara për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Derisa Rahoveci është kualifikuar pas dy ndeshjeve në finale, Kastrioti e Besa Famgasi duhet ta luajnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale.

Dhe ndeshja që zhvillohet të enjten prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj pritet të jetë tjetër spektakël hendbolli. Pas dy gjysmëfinaleve të plejofit rezultati është 1:1.

Në javët e fundit Kastrioti e Besa Famgasi kanë zhvilluar tri top-ndeshje. Fillimisht Kastrioti triumfoi në finale të Kupës, të zhvilluar para 3000 shikuesve në Ferizaj.

Më 1 maj, ferizajasit e fituan ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit, 38:37. Besa Famgas u përgjigj në ndeshjen në Pejë, të luajtur më 3 maj. Në një tjetër ndeshje tët nivelit të lartë, Besa Famgas fitoi 31:29.

Ndeshje e hapur dhe shumë e fortë, nga fillimi e deri në fund, pritet edhe të enjten në Ferizaj. Po ashtu pritet që numri i shikuesve të jetë i madh.

Ndeshja transmetohet në 21 Plus.