Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në ligën e pioniereve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet e para të Final 8 të Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll. Ishin këto ndeshjet çerekfinale, që ishin të parat pas fazës grupore.

Ndeshja e parë mes Shqiponjës dhe Vushtrrisë ishte më interesantja. Pas vazhdimeve, fitore me rezultat 29:26 shënoi Vushtrria, që bëri vend në gjysmëfinale.

Eliza Shabani i shënoi dhjetë gola për Vushtrrinë, ndërsa Dilara Bangu i kishte tetë. Te Shqiponja, dhjetë gola i realizoi Rona Zherka, ndërsa nëntë i shtoi Jonesa Bajrami.

Në ndeshjen e dytë, Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Kastriotit, 34:14. Istogu po ashtu fitoi bindshëm ndaj Vjosës, 32:18. Çerekfinalja e fundit ishte mes Besës dhe Samadrexhës. Fitore me rezultat 21:16 shënoi Besa e Pejës.

Të dielën, po në Gjakovë, zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale. Prishtina – Besa, Istogu – Vushtrria janë ndeshjet gjysmëfinale. Zhvillohen prej orës 10:00 dhe 11:30.

Të hënën janë ndeshja për vend të tretë dhe ndeshja finale.