Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Podujevë Final8 i Ligës së Pionierëve

Për tri ditë rresht arena “Hakif Zejnullahu” në Podujevë do të presë qindra hendbollistë të rinj. Prej të shtunës e deri të hënën zhvillohet Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll.

Turneu i tetë skuadrave më të mira zhvillohet pas fazës grupore.

Të shtunën janë ndeshjet çerekfinale. Llapi e Rahoveci takohen nga ora 10:00, Deçani e Vushtrria nga ora 11:30, Prishtina e Besa Famgas nga ora 13:00, ndërsa Istogu e Kastrioti nga ora 14:30.

Të dielën janë gjysmëfinalet. Gjysmëfinalja e parë është nga ora 11:00, ndërsa e dyta nga ora 12:30.

Të hënën ndeshja për vend të tretë fillon në ora 17:30, ndërsa finalja luhet nga ora 19:00.

Pritet garë interesante për titull të kampionit, ndërsa Final 8 shërben edhe për promovimin e lojtarëve të rinj e me potencial.