Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Deçani fiton titullin e kampionit në Ligën e Pionierëve

Deçani është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të pionierëve (U16).

Në finale, të hënën pasdite në palestrën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, Deçani fitoi 28:14 ndaj Llapit.

Deçanasit e nisën ndeshjen mirë dhe shpejt krijuan epërsi 5:1. Më pas kanë mbajtur epërsi bindëse deri në fund.

Bleart Cacaj i shënoi tetë gola për Deçanin. Gjashtë i shtoi Endrim Leka, ndërsa nga tri i realizuan Festim Dacaj e Lulzim Kuçi.

Albi Ramadani ishte më efikasi te Llapi me shtatë gola. Katër i shënoi Xhevahir Rama, dy Diar Havolli e një Amar Sejdiu.

Medaljet i ndajtën Bujar Qerimi e Fatmir Muhaxheri, kurse kupën për kapitenin e skuadrës kampione e ndau Komesari i Garave, Isak Osmani.

Final8 i Ligës së Pionierëve është mbajtur për tri ditë në Podujevë. Janë shfaqur ndeshje të mira dhe interesante, ndërsa në skenë doli një plejadë e re lojtarësh me shumë potencial.