Të shtunën, më 21 qershor, do të bëhet testimi i hendbollisteve kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës.
Testimet do të udhëhiqen nga trajneri i kësaj grupmoshe, Verim Zherka. Testimi do të bëhet në Banjë të Pejës nga ora 10:30, ndërsa të dielën është grumbullimi i parë i kësaj grupmoshe. Edhe grumbullimi i parë është në Banjë të Pejës (10:30).
Shtabi teknik ka ftuar në testim 34 lojtare të klubeve të vendit. Por testimet janë të hapura edhe për lojtare tjera të lindura në vitin 2008, që vlerësojnë se mund të jenë të vlefshme për ekipin kombëtar. Testimet janë të hapura edhe për lojtare nga diaspora, që inkurajohen të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll gjatë muajit gusht do të paraqitet në Kampionat Evropian. Evropiani B mbahet prej 4 deri më 10 gusht në Prishtinë.
Valza Manxhuka | KHF Besa |
Learta Gashi | KHF Besa |
Erda Macula | KHF Besa |
Samanda Konjuhaj | KHF Besa |
Klea Kelmendi | KHF Besa |
Rinea Ademaj | KHF Besa |
Leana Aljilji | KHF CLICK |
Hana Birdaini | KHF CLICK |
Shijesa Zeneli | KHF Ferizaj |
Rita Hasanaj | KHF Istogu |
Artenisa Bytyqi | KHF Istogu |
Elsa Shala | KHF Istogu |
Rina Bytyqi | KHF Istogu |
Rejhane Murati | KHF Kastrioti |
Diona Zhegrova | KHF Kastrioti |
Era Shaljani | KHF Prishtina |
Elena Avdullahu | KHF Prishtina |
Kleja Gashi | KHF Prishtina |
Ardiola Surdulli | KHF Samadrexha |
Lumturije Beqiri | KHF Samadrexha |
Rona Zherka | KHF Shqiponja |
Elisa Gjikolli | KHF Shqiponja |
Jonesa Bajrami | KHF Shqiponja |
Melisa Sefa | KHF Shqiponja |
Elira Sadiku | KHF Shqiponja |
Agnesa Shabani | KHF Vjosa |
Anesa Abazi | KHF Vjosa |
Tringa Mehmeti | KHF Vushtrria |
Rinesa Jashari | KHF Vushtrria |
Medina Mehmeti | KHF Vushtrria |
Jusra Begu | KHF Vushtrria |
Eliza Shabani | KHF Vushtrria |
Sumea Maxhuni | KHF Vushtrria |
Anisa Rashica | KHF Vushtrria |