Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përzgjidhen 23 hendbolliste për Kombëtaren U17

Të shtunën në Banjë të Pejës janë mbajtur testimet e hendbollisteve kandidate për Kombëtaren U17 të Kosovës.
Testimin e ka udhëhequr trajneri i kësaj grupmoshe Verim Zherka, ndërsa shtabi teknik ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve.
Gjithsej pjesë e testimit ishin 37 hendbolliste, ndërsa 23 prej tyre janë përzgjedhur për të vazhduar me përgatitje.
Grumbullimi i lojtareve të përzgjedhura bëhet po në Banjë të Pejës, të dielën (nesër). Akomodimi është në Hotel Onix.
Stërvitja e parë është nga ora 10:30, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të jenë të grumbulluara deri në fund të qershorit.
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll gjatë muajit gusht do të paraqitet në Kampionat Evropian. Evropiani B mbahet prej 4 deri më 10 gusht në Prishtinë.

Lista e lojtarëve

Emri dhe MbiemriKlubi
Valza ManxhukaKHF Besa
Samanda KonjuhajKHF Besa
Klea KelmendiKHF Besa
Learta GashiKHF Besa
Leana AljiljiKHF CLICK
Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
Rita HasanajKHF Istogu
Artenisa BytyqiKHF Istogu
Elsa ShalaKHF Istogu
Rina BytyqiKHF Istogu
Diona ZhegrovaKHF Kastrioti
Era ShaljaniKHF Prishtina
Elena AvdullahuKHF Prishtina
Ardiola SurdulliKHF Samadrexha
Elisa GjikolliKHF Shqiponja
Melisa SefaKHF Shqiponja
Elira SadikuKHF Shqiponja
Jonesa BajramiKHF Shqiponja
Jusra BeguKHF Vushtrria
Eliza ShabaniKHF Vushtrria
Rinesa JashariKHF Vushtrria
Anisa RashicaKHF Vushtrria
Gresa GashiKHF Ferizaj