Të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar edhe gara në Ligën e Fatosave. Kanë luajtur djem të lindur në vitin 2011 dhe më të rinj.
Atmosfera ishte shumë sportive, ndërsa ndeshjet përfunduan me rezultat të përafërt.
Qëllimi kryesor i garës ishte rritja e dashurisë për hendbollin te djelmoshat tanë dhe po ashtu forcimi i vlerave sportive dhe njoftimi i lojtarëve të ardhshëm me rëndësinë e garës korrekte.
Pas një gare të mirë, titullin e kampionit e fitoi Prizreni. Trepça u rendit e dyta, ndonëse dallimi në ndeshjen direkte me Prizrenin ishte vetëm një gol.
Ndërkohë Ulpiana u rendit e treta.
Nënpresidenti i FHK-së, Xhavit Morina ndau kupën e kampionit, ndërsa medaljet i ndanë Morina dhe Komesari i Garave të FHK-së, Isak Osmani.