Të mërkurën në Prishtinë kanë nisur përgatitjet e hendbollistëve të Kosovës U19 për Kampionat Botëror.
Është ky grumbullimi i parë në prag të Botërorit në Egjipt, por vetëm i radhës për këtë gjeneratë premtuese.
Stërvitja u zhvillua nën mbikëqyrjen e trajnerit të Kombëtares U19, Fatmir Muhaxheri, ndërsa ishte e fokusuar në aspektin fizik.
Deri në Botëror parashikohen disa grumbullime shumëditore, ndërsa ndërkohë do të caktohet ekipi final që do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në Egjipt.
Kampionati Botëror U19 mbahet në Kajro të Egjiptit prej 6 deri më 17 gusht.
Kombëtarja jonë është në Grupin B së bashku me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun.