Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë i hapur prej 1 deri më 15 korrik.
Vendimin për afatin kalimtar, që hapet të martën (nesër), Bordi e mori duke u bazuar në Rregulloren për Regjistrimin e Lojtarëve dhe Statusin e tyre.
Pritet që afati të jetë i pasur, me lëvizje të shumta të lojtarëve.
Klube dhe lojtarë të ndryshëm tashmë kanë paralajmëruar ndryshime, ndërsa ato pritet të bëhen zyrtare gjatë afati që do të jetë i hapur deri në mes të korrikut.