Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Obiliq turneu i hendbollit në rërë

Prej të premtes e deri të dielën në Obiliq mbahet turneu atraktiv i hendbollit në rërë.

“Summer Beach Tournament” organizohet nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me KHF Tereza.

Turneu është kualifikues për ngjarjet ndërkombëtare në “Beach Handball”, ndërsa zhvillohet në të dy konkurrencat.

Gara pritet të zhvillohet nga gjashtë ekipe të meshkujve dhe gjashtë të femrave.

Ndeshjet zhvillohen prej orës 19:30 në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Në fushën e hendbollit të ngritur në këtë shesh, tashmë është organizuar një turne i hendbollit në rërë për grupmosha të reja.