Është caktuar orari i ndeshjeve të turneut të hendbollit në rërë, “Summer Beach Tournament”.
Turneu mbahet prej të premtes e deri të dielën në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.
Të premten te hendbollistët janë ndeshjet e Grupit A.
Mjeshtrat – Istogu zhvillohet nga ora 19:30, Istogu – Plazhistët nga ora 20:30 dhe Plazhistët – Mjeshtrat nga ora 21:30.
Edhe hendbollistet luajnë të premten.
Ndeshja Samadrexha – Bion fillon në ora 20:00. Prej orës 21:00 është takimi Tereza – Samadrexha, ndërsa në ora 22:00 fillon takimi Tereza – Bion.
Të shtunën janë ndeshjet e Grupit B te meshkujt: Rrufeja e Plazhit – Ulpiana (20:00), Ulpiana – Alma Med (20:30), Alma Med – Rrufeja e Plazhit (21:00).
Të dielën janë gjysmëfinalet dhe finalja te meshkujt, e po ashtu finalja te femrat.
Në finale te femrat kalojnë dy skuadrat më të mira të fazës grupore.
Te meshkujt dy të parët në grup kualifikohen në gjysmëfinale.
Turneu organizohet nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe KHF Tereza.