Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundoi NLB Kampi Veror

Ka përfunduar NLB Kampi Veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kampi veror është mbajtur për gati dy javë në Banjë të Pejës, ndërsa ushtrimet janë zhvilluar në sallën “Dresha”.

Kampi është vlerësuar i suksesshëm nga përgjegjësit dhe pjesëmarrësit.

Fillimisht të grumbulluar ishin hendbollistët e rinj e më pas hendbollistet e reja.

Pos lojtarëve perspektivë të klubeve të vendit, pjesë e kampit ishin edhe lojtarë nga diaspora, ndërsa të grumbulluara ishin edhe Kombëtarja U19 e hendbollistëve dhe U17 e hendbollisteve.

Gjatë kampit është mbajtur edhe një seminar i rëndësishëm për trajnerë të grupmoshave të reja.