Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar miqësoren e parë me Kuvajtin U19.
Të premten mbrëma në Velenje të Sllovenisë, djemtë tanë fituan 31:27.
Paraqitja e Kombëtares sonë ishte e mirë, ndërsa me Kuvajtin U19 do të luhen edhe dy miqësore të tjera.
Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror në Egjipt.