Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon turneu i hendbollit në rërë, shpallen fituesit

Ka përfunduar të dielën mbrëma turneu i hendbollit në rërë, “Summer Beach Tournament”.

Pas një gare të mirë, në atmosferë të bukur sportive, skuadrat fituese janë shpallur Samadrexha te hendbollistet dhe “Mjeshtrat” te hendbollistët.

Në finale, Samadrexha fitoi me penallti ndaj Terezës.

“Mjeshtrat” e fituan finalen ndaj skuadrës “Rrufeja e Plazhit”.

Turneu është organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me KHF Tereza. Turneu është mbajtur në Obiliq.