Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Publikohet lista finale e Kosovës U17

Pas disa grumbullimeve shumëditore është publikuar lista finale e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll.

Vajzat e Kombëtares U17 do të paraqiten në Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë prej 4 deri më 10 gusht.

Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Verim Zherka, dhe shtabi teknik i tij, presin garë të suksesshme, ndonëse është kampionati i parë kontinental për këtë grupmoshë.

Të hënën, më 4 gusht, Kombëtarja jonë U17 luan me Bullgarinë.

Më 5 gusht është ndeshja me Finlandën, ndërsa më 7 gusht me Letoninë.

Më pas janë edhe ndeshjet për plasman përfundimtar.

Në Grupin B të Evropianit B janë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Grumbullimi i Kombëtares bëhet të hënën (nesër) në Prishtinë.