Hendbollistët e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë zhvilluar të dielën edhe miqësoren e dytë me Kuvajtin.
Në Velenje të Sllovenisë djemtë tanë fituan 26:21.
Ndaj Kuvajtit, Kombëtarja jonë fitoi edhe dy ditë më parë.
Ka pasur përmirësime në elemente të lojës së Kombëtares sonë në krahasim me ndeshjen e parë.
Pas dy ditësh është edhe një miqësore tjetër, që shërbejnë për përgatitje sa më të mirë për Kampionatin Botëror U19 në Egjipt.