Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në Velenje të Sllovenisë.
Të martën djemtë tanë fituan 26:24 ndaj U19 të Kuvajtit. Me këtë Kombëtare, Kosova U19 u përball edhe të premten dhe të dielën. Edhe ato dy ndeshje i fituan djemtë tanë, që kthehen me optimizëm në vendin tonë.
Ka pasur elemente të shumta pozitive në lojën e Kombëtares së Kosovës që tani do t’i bëjë përgatitjet e fundit para udhëtimit për në Egjipt, ku zhvillohet Kampionati Botëror.
Udhëtimi për në Egjipt bëhet të hënën mbrëma, ndërsa ndeshja e parë është më 6 gusht.