Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën Kombëtarja U19 udhëton për në Botërorin në Egjipt

Pas një faze të gjatë dhe të suksesshme përgatitore, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është gati për të nisur garën në Kampionatin Botëror.

Botërori i 19-vjeçarëve mbahet në Egjipt, vend në të cilin Kombëtarja jonë udhëton të hënën (nesër). Ndeshjet e para janë të mërkurën, më 6 gusht, ndërsa Botërori përfundon më 17 gusht.

Është hera e tretë që ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll, si në asnjë sport tjetër ekipor, paraqiten në Kampionate Botërore.

Kosova U19 është në Grupin B së bashku me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun.

Ndeshja e parë e Kombëtares sonë është me Zvicrën, të mërkurën nga ora 18:30 në sallën “Dr Hassan Moustafa” në Giza.

Të premten djemtë tanë luajnë me Hungarinë, ndërsa të shtunën është ndeshja me Marokun. Më pas janë takimet e fazës së dytë.