Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U hap zyrtarisht Evropiani U17 në Prishtinë

Është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste, që po mbahet në Prishtinë.

Hapjen zyrtare të Evropianit e bënë presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi.

Presidenti Kolgeci u ka dëshiruar sukses dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë delegacioneve nga shtatë shtetet e tjera.

Në hapje të Evropianit prezent ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në ceremoni janë shfaqur flamujt e vendeve pjesëmarrëse e po ashtu kishte pika artistike.