Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 mposhtet në ndeshjen e parë të Evropianit

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë zhvilluar të hënën mbrëma ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian (B) në Prishtinë.
Vajzat tona pësuan 35:29 nga Bullgaria.
Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, por bullgaret e reja shfaqën më shumë. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 16:16.
Te Kosova U17 më efikasja ishte Samanda Konjuhaj me 5 gola. Nga 4 i kishin Elona Zeneli, Aurea Konjuvca dhe Valza Manxhuka.
Të martën prej orës 19:00 vajzat tona i pret ndeshja e vështirë me Finlandën. Finlanda fitoi 46:25 ndaj Letonisë.