Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 e luajti ndeshjen e parë në Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kombëtarja jonë u përballë me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 35:25.

Kombëtarja jonë pati paraqitje pozitive në pjesën e parë, përjashto minutat e fundit.

Ishte disa herë në epërsi dhe rivale e barabartë me Zvicrën. Zvicra megjithatë në 3-4 minutat e fundit u shkëput në tri gola, 16:13.

Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë humbi në ritëm dhe kundërshtarët mbajtën epërsi prej gjatë tërë kohës. Në fund dallimi ishte dhjetë gola.

Olsi Mulaj i shënoi 8 gola për Kosovën. Nga pesë i realizuan Bleron Imeraj e Suad Pajaziti, ndërsa katër i kishte Amar Muqolli. Paraqitje solide kishin edhe portierët Olt Kabashi e Përparim Kuçi.

Të premten nga ora 16:15 Kombëtarja jonë e luan ndeshjen tjetër të vështirë ndaj Hungarisë.

📸 IHF / Kolektiff / Jure Erzen