Të premten nuk ka pasur ndeshje në Kampionatin Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë.
Megjithatë është zhvilluar një aktivitet i rëndësishëm, ai “Respect Your Talent” që EHF-ja e organizon gjatë çdo kampionati. Lojtaret e përzgjedhura si më të mirat e ndeshjeve në fazën grupore kanë bashkëbiseduar me legjendën spanjolle të henbollit, Carmen Martin. Prej saj hendbollistet e reja kanë mësuar shumë gjëra të rëndësishme për karrierë të suksesshme në hendboll.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtues të FHK-së dhe përfaqësuesit e EHF-së.