Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 mposhtet nga favoritja e grupit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në palestrën “Dr. Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kombëtarja jonë u përball me favoriten e Grupit B, Hungarinë.

Hungarezët fituan me rezultat 37:28.

Megjithatë, në shumicën e kohës paraqitja e Kombëtares sonë ishte solide. Kjo jep shpresë për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit e po ashtu për fitore.

Olsi Mulaj u shpall më i miri i ndeshjes.

Ai i realizoi tetë gola nga 11 tentime.

Nga katër gola i shënuan Suad Pajaziti, Drijon Istrefi dhe Amar Muqolli.

Me shumë pritje u dallua edhe Olt Kabashi.

Të shtunën Kombëtarja jonë luan me Marokun dhe do ta kërkojë fitoren e parë.

IHF / Kolektiff / Jure Erzen