Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova shënon fitoren e parë në Botërorin në Egjipt

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror në Egjipt.

Të shtunën në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, djemtë tanë fituan 32:22 ndaj Marokut.

Në fazën e dytë Kombëtarja jonë avancon nga pozita e tretë në grupin B dhe me dy pikë të fituara.

Në dy ndeshjet e para Kosova U19 u mposht nga Zvicra e Hungaria.

Ndaj Marokut ishte bindëse.

Pjesa e parë përfundoi 12:10, ndërsa në të dytën djemtë tanë mbajtën vazhdimisht epërsi të lartë.

Suad Pajaziti u shpall më i miri i ndeshjes. Ai e përfundoi takimin me tetë gola nga dhjetë tentime.

Ndeshje shumë të mirë kishte edhe Olt Kabashi, që bëri pritje të shumta.

Olsi Mulaj i realizoi gjashtë gola, Drijon Istefi pesë e Amar Muqolli katër.

Por në fitore kontribuan të gjithë lojtarët.

Kombëtarja jonë pushon të dielën dhe vazhdon me ndeshje të hënën.

📸 IHF / Kolektiff / Jure Erzen