Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon Evropiani në Prishtinë, Italia kampione

Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Evropian U17 (B) për hendbolliste, që për gjashtë ditë u mbajt në Prishtinë.

Pas një gare shumë interesante, me pjesëmarrjen e tetë ekipeve kombëtare, kampione u shpall Italia. Medaljet e argjenda u takuan hendbollisteve të Finlandës, ndërsa të bronztat atyre të Ukrainës.

Organizimi i Evropianit është vlerësuar lartë nga përgjegjësit e EHF-së.

Federata jonë tashmë ka bërë përvojë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, kurse për pritjen e ngrohtë është çmuar nga të gjitha delegacionet.