Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Kampionatin Botëror në Egjipt.
Të hënën Kombëtarja jonë fitoi bindshëm ndaj Kuvajtit me rezultat 36:23.
Ishte kjo ndeshja e parë e fazës së dytë grupore.
Nga fillimi i ndeshjes djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë mbajtur epërsi bindëse.
Portieri Olt Kabashi u shpall më i miri i ndeshjes. Ai bëri nëntë pritje.
Olsi Mulaj i shënoi plot 13 gola për Kosovën.
Amar Muqolli e Suad Pajaziti i shënuan nga pesë, ndërsa Drijon Istrefi e Arbian Thaqi nga tri.
Menjëherë të martën Kombëtaren tonë e pret ndeshja e fortë me Portugalinë.
IHF / Kolektiff / Jure Erzen