Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istrefi i lumtur për mundësinë, pret fitore të tjera

Drijon Istrefi po jep kontribut të konsiderueshëm për Kosovën U19 në Botërorin në Egjipt.

Istrefi luan në pozitën e pivotit dhe po ndihmon Kombëtaren si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Pas dy fitoreve rresht, Istefi ka folur për nderin që ia jep fanella e Kosovës. Ai po e zhvillon karrierën në Norvegji.

“Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për federatën që besoi në ne dha ka investuar kaq shumë në rrugëtimin tonë. Këto ndeshje kanë treguar forcën tonë të vërtetë si ekip. Kur jemi të përkushtuar në këtë, mund të arrijmë gjëra të mëdha. Secili lojtar ka dhënë më të mirën dhe ky përkushtim na bënë të fortë. Nuk kam dyshime që së bashku do të vazhdojmë të shkruajmë histori dhe do ta bëjmë të njohur emrin e Kosovës në botën e hendbollit “, ka thënë Istrefi.

📸 IHF / Kolektiff / Jure Erzen