Genc e Getoar Bujupi janë vlerësuar maksimalisht nga Federata Evropiane e Hendbollit, që ua ka besuar drejtimin e finales së Kampionatit Evropian U17 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Dy gjyqtarët tanë e drejtuan me plot sukses finalen e fituar nga Italia.
Dyshja Bujupi ka drejtuar plot katër ndeshje në Evropianin e hendbollisteve të reja, duke përfshirë gjysmëfinalen dramatike mes Finlandës dhe Ukrainës që përfundoi 31:30.
Genc e Getoar Bujupi morën lëvdata për kriterin e mbajtur gjatë gjithë kampionatit.